33 persona, shumica prej të cilëve shqiptarë, kanë rënë në prangat e Policisë në Spanjë si pjesë e një organizata kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikun e kanabisit.
Hetimet për shkatërrimin e organizatës kriminale nisën një vit më parë, pasi policia kishte pikasur katër persona të huaj, të cilët kryenin lëvizje të shpeshta në zona të ndryshme, nën siguri të lartë.
Më pas rezultoi se ata ishin pjesë e një organizate të fuqishme kriminale, e dedikuar për prodhimin dhe trafikimin e kanabisit dhe se kishin kapacitet për të kultivuar më shumë se 50 mijë bimë marijuanë në vit, apo 1500 kilogramë kanabis, që më pas eksportohej në vendet e BE.
Plantacionet me kanabis ishin mbjellë në rajonin e Segovia, në 20 qytete të ndryshme.
Organizata drejtohej nga shqiptarë, të cilët ishin ata që merrnin vendime për çdo gjë, ndërsa poshtë tyre ishin kolumbianë, italianë dhe gjermanë.
Ata transformuan plotësisht pyjet, duke prerë pemët e duke përshtatur tokën për kultivimin e bimës narkotike, të mbjella në zona që ishin shumë vështirë të aksesueshme. Për t’i ujitur, ata çonin ujë me pompa.
Për shkak të mirë organizimit të kësaj organizate kriminale, për shkatërrimin e saj u përfshinë e edhe Policia gjermane dhe ajo e Belgjikës, që ndihmuan me informacione autoritetet spanjolle.
Gjatë operacionit u sekuestruan 20 mijë bimë marijuanë, 150 mijë fidanë, u zbuluan 12 plantacione, 7 automjete, një varkë si dhe një mori makinerish që përdoreshin për kultivimin, prodhimin e trafikimin e marijuanës, që shkonin në vlerën e mbi 30 mijë eurove.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…