POLITIKE

Plas polemika/ Ish-senatori italian: Rama të na dëmshpërblejë vjedhjet e 20 viteve

Vijon të shkaktojë polemika në mediat dhe politikën italiane vendimi i kryeministres Giorgia Meloni për të paguar faturën e 4 turistëve që u larguan me vrap nga restoranti në Berat. Ai që ka tërhequr më së shumti vëmendje së fundmi është një deklaratë e ish-senatorit të PD, Tommaso Cerno që tashmë drejton gazetën “L’Identita”.

I ftuar në kanalin italian Tg4 ai e ka deklaruar se gjesti i Melonit është i pavend, por ai ka shpërthyer ndaj kryeministrit Rama duke kërkuar që edhe Shqipëria të dëmshpërblejë vjedhjet që shqiptarët kanë bërë në shtëpitë e italianëve. Nëse do të ndodhte kjo sipas tij, do të falimentonte shteti shqiptar.

“I dashur Tommaso, me sa duket antenat e drejtuara nga Perëndimi, (drejtimi i vetëm i mundshëm) i kanë mësuar disa njerëz të jenë të pandershëm. Vendet e zakonshme shpesh maskohen, por sapo kalon një situatë dhe ngrysin vetullat reagojnë veten për atë që janë. Që janë të vegjël. Dhe më vjen keq sepse mendoj se jeni një njeri shumë inteligjent” – shkroi Meta.

“Shqiptarët, e sidomos fëmijët kanë paguar një çmim të lartë për mënyrën sesi mediat italiane i kanë trajtuar. Për vite me radhë na keni bërë të ndihemi të pavlerë. Ishim pa shtetësi, si hije të tmerruara nga paragjykimi që përgatitej transmetohej çdo ditë në media”, – thotë Likmeta që shton se ajo thotë se qeveria shqiptare nuk i detyrohet asgjë Italisë.

“Nëse duhet të vazhdojmë këtë debat, p.sh duhet të ketë shpjegim për vdekjen e 103 shqiptarëve të dëshpëruar që u mbytën në kanalin e Otrantos dhe ende sot nuk kanë marrë drejtësi. Kryeministri Rama bëri shumë mirë që e la Melonin të shijonte antipastën e asaj urrejtjeje dhe paragjykimesh, viktima të së cilës kemi qenë ne shqiptarët në Itali dhe në botë”, – shkruan Likmeta.

Këtë të hënë ka reaguar edhe ish-kryeministri italian Matteo Renzi që ka akuzuar Melonin se ka përdorur ambasadën në Tiranë për të paguar faturën e italianëve në Berat.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

4 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

23 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago