Falë reagimit të qytetarëve dhe angazhimit diplomatik të Kosovës, dy nga platformat më të mëdha gjermane të udhëtimeve, HolidayCheck dhe CHECK24, kanë korrigjuar përkatësinë e destinacionit Prishtinë, duke e ndryshuar nga forma e mëparshme “Priština” në “Prishtina” ose “Pristina”.
Në një njoftim për media, Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e vlerësoi këtë sukses si rezultat të bashkëpunimit të qytetarëve dhe diplomacisë aktive.
“Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete”, tha Ajeti.
Ajeti gjithashtu bëri thirrje që qytetarët të raportojnë çdo rast të pasaktësive të ngjashme në institucionet apo kompanitë gjermane.
“Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në embassy.germany@rks-gov.net, duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen. Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës!”, u shpreh amabasadori
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…