Shirat e dendur të ditëve të fundit që sollën fryrjen e lumenjve dhe erërat e forta kanë nxjerrë në pah edhe këtë fillim sezoni dimëror katastrofën mjedisore të shkaktuar nga mosmenaxhimi si duhet i mbetjeve.
Nga veriu në jug, sidomos në zonat bregdetare, plehrat kanë pushtuar bregun ranor. Në mungesë të ndarjes që në burim të mbetjeve dhe më pas përpunimit dhe riciklimit të tyre, tonelata me plehra, plastikë, mbetje urbane dhe inerte kanë zaptuar vijën bregdetare, duke i kthyer këto zona në landfille të mëdha mbeturinash.
Kjo situatë katastrofike edhe këtë vit, i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Mbetjet nga vendi ynë, ndryshe nga shtetasit e këtij vendi e kanë kaluar lirshëm detin Adriatik, që i ka marrë me vete, duke i çuar drejt brigjeve të qytetit bregdetar kroat të Dubrovnikut. Një nga destinacionet e turizmit botëror.
Lajmi u pasqyrua edhe në mediat ndërkombëtare, madje edhe në faqet e gazetës amerikane New York Times.
Mediat kroate raportojnë se kjo është një situatë e përsëritur çdo vit dhe se ka nisur menjëherë aksioni për pastrimin e këtyre mbetjeve. Mbeturinat plastike janë një çështje veçanërisht e ndjeshme në këtë qytet me 42 mijë banorë, i cili pret çdo vit 4.5 milionë turistë.
Ekipeve të pastrimit të territorit në Dubrovnik iu deshën tre ditë rradhazi për të pastruar plazhet nga këto mbetje që kanë mbërritur nga shtetet fqinj, kryesisht nga Shqipëria. Kjo bazuar edhe tek etiketat e shisheve plastike, madje edhe nga ky top futbolli që ka përfunduar në duart e gazetares kroate.
Kryetari i Bashkisë Frankoviç shprehet se Shqipërisë i është ofruar ndihmë financiare për ta ndihmuar atë të menaxhojë si duhet mbeturinat.
“Jam i sigurt se përmes procesit të bashkëpunimit europian, shqiptarët do të marrin udhëzime të qarta se çfarë të bëjnë për përpunimine mbetjeve.”, tha Frankoviç.
Ekspertët vënë theksin tek riciklimi i mbetjeve.
“Ka shishe plastike, pantofla, kova e gjithçka tjetër e gomuar.”, tha Ena Gubelic, eksperte e mjedisit.
Ekspertët e mjedisit besojnë se vetëm bashkëpunimi ndërkufitar mund ta zgjidhte problemin e transferimit të mbetjeve në rrugë detare. Sipas tyre, duke përdorur edhe monitorimin satelitor, mund të përcaktohet zona me mbeturina ndërsa ato janë ende në det të hapur për t’i asgjësuar ato përpara mbërritjes në breg.
Së fundmi, Kuvendi miratoi ligjin e ri për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Me ligjin e ri krijohet Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve si një shoqëri aksionere përgjegjëse për menaxhimin fundor të mbetjeve në të gjithë Republikën dhe vendosjen e bashkive në pozitat e klientëve të kësaj shoqërie për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve.
Në raportin e vlerësimit të përgatitur për BE-në vlerësohet që kostot e përgjithshme të investimit për këtë proces të shkojnë në rreth 683 milion euro deri në vitin 2035.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…