“Plumbin kokës, se po na bezdisin, t’ua hedhim trutë në erë”, Prokuroria italiane nxjerr letrat: Si shqiptari “Zot i Romës” planifikoi vrasjen e gjyqtarëve dhe policëve

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të tjera nga aktiviteti i bosit shqiptar të drogës në Itali, grupi i të cilit u shkatërrua nga policia gjatë fillimit të këtij viti. Policitë e vendeve të BE-së kanë në duar të dhënat e rreth 170 000 përdoruesve të rrjetit të koduar të telefonatave “Sky Etc”, mes të cilëve është edhe Elvis Demçe, i njohur edhe si “Zoti i Romës” bashkë me ushtarët e tij.

Mediat përtej Adriatikut kanë publikuar sot disa nga përgjimet që ka në duar prokuroria italiane. Në disa prej tyre, Demçe bën plan se si të vrarë policë dhe prokurorë që janë duke hetuar aktivitetin e tyre kriminal.

“Nëse dikush di ku e kanë shtëpinë këta bij k… të na thotë dhe çojmë dikë atjë që t’i terrorizojë”, është një nga frazat e bosit shqiptar të drogës që prokuroria italiane ka në duar.

Madje, kjo e fundit thekson në dosje se shqiptarët e kishin gati planin për të vrarë edhe gjyqtarët Francesco dhe Giuseppe Cascini, të cilët kishin filluar “t’u vinin shkopinj nën rrota”. Por, thekson prokuroria, pavarësisht se plani ishte gati, mungoi vetëm finalizimi i tij.

Bisedat e përgjuara vërtetojnë synimet e bandës së kriminelëve: “E shtuna është festa ime..çfarë po më bëni dhuratë? ” pyet një bashkëpunëtor i Demçes, duke aluduar në projektin për “eliminimin e prokurorit”. Ideja ishte konceptuar nga Alessandro Corvesi. “Më i urryeri nga dy vëllezërit gjyqtarë është Francesco Cascini: A janë të shoqëruar? Unë dua që të vritet”, komenton Demçe.

Gjatë bisedave të përgjuara ata flasin edhe për vrasjen e një polici, i cili “i ndjek prej kohësh”.

Bëhet fjalë për qershorin 2020, ku Demçe dhe ushtarët e tij janë nervozë kanë policia ka filluar të lëvizë dhe kanë konstatuar një ndërhyrje në makinë, për të cilën dyshojnë se ka dorë policia.

“Më ndjek prej kohësh, më ndjek prej kohësh. Është vërtet një k*rvë, duhet të kesh shumë kujdes nga ai”, i thotë njëri prej ushtarëve Demçes.

Pas kësaj, Demçe vendos që ta heqin qafe policing sipas prokurorisë italiane. “Nëse ai biri k… vijon më tej, ne duhet ta vrasim. Thjesht ta heqim qafe. Një plumb në kokë dhe…nuk ka zgjidhje tjetër. Kush bën këtë vetëm duhet vrarë”, citohet Demce nga prokuroria italiane.

Arsenali

Më shumë se një biznes, armët janë “ sëmundje, si femrat”, sqaron bosi shqiptar. Ai kishte ëndërruar të ndërtonte një arsenal, ” një depo ushtarake”. Prokurimi filloi dy vite më parë, siç tregohet nga një bisedë që daton në gusht 2020: ” Pres të më sjellin një çantë të plotë nga Kalabria, e di që kam blerë 20 mijë euro armë përveç këtyre që kam tashmë. Të them se kam më shumë armë se sa një depo ushtarake”. Të tjerat do të bliheshin së shpejti: ” Një AK47; një Uzi M12 Scorpion; një pistoletë Glok17; – specifikon Demçe- një Beretta 9×21; armë të shkurtra të kalibrit 38; pistoletë parabelum 9×21; 3-4 granata dore ananasi “.

Eliminimi i rivalëve

Në fokusin e mediave italiane është edhe lufta mes rivalëve shqiptarë për territor në Romë. Bëhet fjalë për grupin e Demçes dhe atij të Ermal Aarapajt.

“Së pari do të të shqyej dhe pastaj do të të hedh copë, copë nga ballkoni”, i thoshte Demçe rivalëve të tij. Mediat italiane e quajnë atë të dhunshëm dhe me ambicie për të arritur kudo pasi thoshte për veten “Unë jam Zoti”.

Demçe ishte njeri shumë i afërt me Fabrizio Psicitelli i njohur si Diabolik i cili u vra pak kohë më parë.

Ai bënte biznes duke importuar drogë për llogari të grupeve kriminale të të Acilias, me emisarë të lidhur me trafikantët holandezë dhe kolumbianë të drogës dhe një ish-futbollist të arrestuar pak kohë më parë me 27 kg kokainë me vete, raporton abcnews.al.

Demçe bënte kërcënime të egra nga rivalëve të tij. Disa kohë më parë një borxh prej 100 mijë eurosh u bë shkak që ai të urdhëronte anëtarët e bandës së tij: “Merre vëllanë e tij, rrëmbeje dhe shkëputi të dy krahët”.

Ermal Arapaj ishte kthyer së fundmi në rivalin e tij mes dëshirës për të marrë sa më shumë territor. Arapaj ose “UFO” siç e cilësonin rivalët e tij kishin krijuar një grup të mirë që po fitonte shumë para. Ata kishin përfituar nga koha kur Demçe ishte në burg për të marrë një nga farmacitë e tij.

Në korrik të vitit 2020 Demçe kishte planifikuar një sulm për eliminimin e Arapajt.

Një pritë që Arapaj ka arritur t’i shpëtojë duke qëlluar i pari dhe goditur në këmbë një nga autorët, me porosi të Demçes. Në mëngjesin e 5 shtatorit 2020, grupi i Demçes dogji vilën dhe makinat e Arapajt dhe partneres së tij. Një përshkallëzim i dhunshëm që e detyroi Arapajn të arratisej në Spanjë, nga frika e hakmarrjes.