Një autobus i transportit publik, i mbushur plot me pasagjerë, përfundoi në një arë anës rrugës, pasi drejtuesi i tij humbi kontrollin, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Mediat turke kanë publikuar pamjet e aksidentit, në të cilat duket se shkak është bërë përgjumja e shoferit të autobusit.
Disa prej pasagjerëve morën lëndime të lehta dhe pas marrjes së ndihmës së parë, ata i lanë pak minuta më pas ambientet e spitalit rajonal.