Kur telenovela “Njerëz dhe Fate” filloi transmetimin e saj, “mbërtheu” pas ekranit mijëra shqiptarë që prisnin se çfarë do të ndodhte me fatin e personazheve të tyre të preferuar. 10 seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i “detyroi” ekipin realizues të vazhdonin më tej me episode të tjera.
Në epiqendrën e kësaj telenovele ishte vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjet dhe problemet e kohës. Ndërsa kanë kaluar shumë vite nga transmetimi, të gjithë e kujtojnë si një ndër realizimet më të mira shqiptare. Por a do ta donit një rikthim të këtij seriali?
Në fakt, një postim që ka bërë së fundmi, Arben Derhemi i cili luajti rolin e Florit, ka “ngacmuar” ndjekësit me një foto që ka publikuar me Robert Ndrenikën. “Sot e deklaroj rifillimin e serialit…”Njerëz dhe fate”…Është gati…”, ka shkruar aktori krahas fotografisë që ka ndarë në Instagram.
Ndonëse kjo ka shkaktuar entuziazëm te fansat, të cilët kanë vërshuar menjëherë në komente, thjesht një shaka nga ana e aktorit.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…