LAJME

Po shëtiste me nënën e saj kur u godit nga raketat ruse, 4-vjeçarja, viktima më e re në Ukrainë

Përballë mbetjeve të copëtuara dhe të djegura të një ndërtese është një karrige rozë e shkatërruar  dhe e lyer me gjak. I përkiste një vajze të vogël të quajtur Liza.

Katër vjeçarja ishte një nga tre fëmijët e vegjël të vrarë të enjten, kur raketat ruse goditën qendrën e Vinnytsia, ndërsa nëna e saj, Irina Dmitrieva, u plagos rëndë në sulm.

Njëzet e tre persona mësohet se kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë ende të zhdukur. Dhjetëra të tjerë janë ende në spital.

Pak para se të godisnin raketat, Irina kishte postuar një video në internet. Ishte një ditë e bukur me diell dhe Liza e vogël ishte duke buzëqeshur, duke shtyrë karrigen e saj rozë përpara saj, ndërsa bisedonin për të shkuar tek logopedi i saj.

“Liza ishte shumë e gëzuar, i pëlqente të vinte tek ne. Ishte një fëmijë shumë i sjellshëm. Për nënën e saj ishte i gjithë kuptimi i jetës së saj. Ajo e donte atë çmendurisht. As që mund ta imagjinoj se çfarë tragjedie është për familjen”, tha Valeriia Korol për BBC.

Ajo drejton qendrën LogoClub për nevoja të veçanta, ku Liza kishte marrë pjesë në një seancë atë mëngjes, siç bënte shumicën e ditëve.

Katër vjeçarja kishte sindromën Doën dhe llogaria e nënës së saj në Instagram është e mbushur me foto të jetës së vajzës, të cilat ajo filloi t’i postonte menjëherë pasi lindi fëmija i saj i vetëm.

LogoClub ku shkoi Liza është vetëm një bllok larg Sheshit të Fitores, ku goditën raketat dhe stafi i kishte çuar të gjithë fëmijët poshtë në strehë kur u dëgjua sirena e sulmit ajror.

Por si shumë njerëz, Liza dhe nëna e saj ishin ende në rrugë.

Kur filloi lufta, ato ishin kthyer në Vinnytsia nga Kievi për siguri, sepse ishte larg vijës së frontit. Por askund në Ukrainë nuk ka një vend të sigurt.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

Qeveria e Britanisë së Madhe ka ndryshuar qëndrim dhe ka miratuar përdorimin e bazave të…

40 minuta ago
  • POLITIKE

Deklarata e Erdogan për Fitër Bajram: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump i ashpër me NATO-n: Jeni frikacakë, do ta mbajmë mend

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur

Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

21 orë ago