FOTO&VIDEO

Po vizitonin zonën e konfliktit, deputetët dhe gazetarët shpëtojnë për mrekulli nga sulmi me predha

Një grup deputetësh ukrainas dhe gazetarë të huaj u detyruan të futen në një bunker për t’i shpëtuar bombardimeve të separatistëve në zonën e konfliktit në Donetsk këtë të shtunë.

Në një video të publikuar nga Reuters, shihet David Arakhamia, deputet i Partisë Shërbëtorët e Popullit, që ka pushtetin në Ukrainë, teksa strehohet në bunker bashkë me gazetarët e huaj. Ai filmoi pamjet dramatike ku dëgjohen predhat kalibër 120 mm që bien pranë vendit ku po qëndron.

Situata në Ukrainë duket se po përshkallëzohet drejt një konflikti të hapur, pasi qeveria në Kiev dhe separatistët e mbështetur nga Moska po shkëmbejnë akuza për sulme me armë kundër njëri-tjetrit. Lideri i separatistëve në Luhansk, ku një ditë më parë pati edhe shpërthime me bomba, u bëri thirrje banorëve të territorit që kontrollon se duhet të mobilizohen për të luftuar. Gjithashtu ka raportime se disa mijëra civilë janë larguar nga Luhansku dhe kanë kaluar kufirin për në Rusi.

Këto përplasje sporadike janë paralajmëruar nga Perëndimi në ditët e kaluara, sipas të cilëve ky është një plan i Putin për të fabrikuar një pretekst për të nisur sulmin ndaj Ukrainës. Nga ana e tij, presidenti rus deklaroi pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz, se në Donbas po bëhej gjenocid nga ana e Ukrainës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

6 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

10 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

11 orë ago