Polici i dehur tmerroi një lagje në Gjakovë: Kërcënoi fëmijët që po luanin në rrugë

Një zyrtar policor, nën ndikimin të alkoolit i kërcënoi disa fëmijë të lagjes afër spitalit, në Gjakovë.

https://www.youtube.com/watch?v=OPfTqqpLZOM&feature=emb_title

Por, polici nuk u ndal duke u nxjerr problem vetëm fëmijëve. Ai hyri edhe në një market të kësaj lagjeje, njofton Klan Kosova.

Zyrtari policor, që të dielën ishte jashtë detyrës zyrtare dhe me rroba civile u lajmërua menjëherë në polici nga banorët e këtushëm.

E sipas tyre ata që u frikësuan më së shumti ishin fëmijët.