Një pjesëtar i Policisë së Kosovës me inicialet A.Z. është sulmuar mëngjesin e sotëm derisa po udhëtonte për në Gjermani.
Siç mëson Gazeta Sinjali, Polici nga Podujeva, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, derisa ka qene ne zonën kufitare të Serbisë, ka pasur probleme me Policinë kufitare të Serbisë.
Këta të fundit kanë dashur ta zbresin nga autobusi me dhunë Policin kosovar, por që ky ka rezistuar.
Si rezultat i rezistencës, të njëjtit e kanë sulmuar dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Polici është kthyer në këmbë në pjesën kufitare të Kosovës dhe është dërguar për trajtim mjekësor.