Polici i rrugores rrahu 23-vjeçarin, del videoja e sherrit në mes të Fierit

Mbrëmjen e së shtunës një konflikt i rëndë ka ndodhur në qendër të Fierit.

Dy të rinj, që kishin pasur autorizim për të lëvizur, i kanë bërë pritë makinës me të cilën po udhëtonte 23-vjeçari Xhoel Osmonaj i shoqëruar nga një mikeshë e tij.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1133061200367239/

Mes të rinjve ka nisur një konflikt i dhunshëm, ndërsa një nga personat që nisi sherrin rezultoi të ishte efektivi i rrugores me iniciale Anxhelo Bardhi. Ky i fundit është pezulluar menjëherë nga detyra.

Në pamjet e siguruara nga Abc News mund të shihet edhe momenti i përplasjes mes tyre. Një nga personat e përfshirë duket teksa mban një sqepar në dorë me të cilin i ka thyer xhamin e shoferit.

Në pamje shihet gjithashtu edhe një vajzë e cila mundohet që të mbajë një nga djemtë që po godet shoferin.