Pas 14 viteve në Polici të Shtetit Bedri Topuzi u përjashtua nga rdhët e uniformave blu për shkak se u akuzua për pjesëmarrje në tubime politike.
Pavarësisht se gjykata vendosi në favor të tij, ai nuk u kthye kurrë më në polici.
Prej vitit 2007 ai ndërtoj fermën e tij në fshatin Trepçë në Dibër.
Sot ai ka mbi 20 krerë bagëti.
“Gjykata më dha të drejtën e rifillimit në punë, megjtihatë unë nuk kam kërkuar të rifilloj punë sepse i jam ëërkushtuar këtij biznesi,” tha ai.
Thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti, por fitimi për të është i mirë.
“Me lekun tim, investimet e mija, pa ndihmën e shtetit,” tha ai.
Për shkak se fermerët kanë hequr dorë në masë të madhe nga mbarshtimi i bagëtive, Bedri Topuzi thotë se për mishin ka shumë treg.
“Tregun e kemi të gjetur, madje nuk arrijmë ta furnizojmë dot, sepse ka kërkesë të madhe. Shumica e njerëzve ën zonë e kanë hequr blegtorinë,” tha ai.
Topuzi apelon që shteti të ndihmojë feremerët dhe blegtorët me qëllim ndaljen e ikjeve masive nga fshati.