Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi sot në shkollën e fshatit Shirok në Prizren, ku një polic vrau qenin që u fut brenda objektit dhe sulmoi katër nxënës. Pronari i qenit u arrestua dhe përfundoi në mbajtje, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, raporton Gazeta Sinjali.
I dyshuari që u arrestua dyshohet se ka lënë pa përkujdesje qenin, duke shkaktuar kështu rrezik të përgjithshëm.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u prangos për këtë rast është Hasan Gjesha, rreth 39-vjeçar.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.
Dy nga katër nxënësit që u lënduan kanë marrë plagë më serioze dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa dy të tjerët janë liruar.
“Dy nxënës që kanë marrë lëndime nga sulmi i qenit janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, njëri prej të cilëve ka lëndime më serioze në kokë nga kafshimi i qenit, derisa dy nxënës tjerë kanë marrë lëndime të lehta nga largimi ndaj sulmit” – njoftoi Policia.
Në një përgjigje për Sinjalin, nga Policia kanë thënë se intervenimi i shpejtë i patrullës policore mënjanoi rrezikun e mëtutjeshëm.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…