Policia sot rreth orës 12:45 në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Bibaj ka ndaluar një 23-vjeçar i cili po drejtonte veturën e tij nën masën mbrojtëse “ndalim i mjetit motorik”.
Ndaj të njëjtit, policia ka shqiptuar gjobë 500 euro, pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse “ndalim i mjetit motorik” për 6 muaj, si dhe i është konfiskuar vetura.
Njoftimi:
Gjobë ndaj shoferit në Ferizaj që drejtoi veturën nën masën mbrojtëse, ndalimi i drejtimit të automjetit
Ferizaj, 07/05/2024
Policia e Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 12:45 në rrugën magjistrale Ferizaj- Gjilan, saktësisht në fshatin Bibaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin A.A(M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.
Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…