Policia jep detaje për aksidentin në Gjakovë ku mbeti i vdekur një person, shkak shpejtësia

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në fshatin Hereq të Komunës së Junikut, ku si rezultat një person mbeti i vdekur, shkruan Express.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nystret Gjurkaj.

“Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën lokale të fshatit Hereq në Komunën e Junikut. Si rezultat i aksidentit pesë persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa një i vdekur”, ka konfirmuar Gjurkaj.

Tutje, Gjurkaj tregoi se deri të aksidenti ka ardhur për shkak të shpejtësisë dhe mospërshtatjes së kushteve rrugore.

“Vetaksidenti ka ndodhur për shkak se mospërshtatjes së kushteve rrugore dhe tejkalimit të shpejtësisë”, ka thënë Gjrukaj.