Policia kap një maroken dhe një palestinez që tmerruan Prishtinën me vjedhje

Gjatë kohës së pandemisë u ndalen shumë biznese, por “punën” e vazhduan hajdutët të cilët shfrytëzonin mungesën e njerëzve nëpër rrugë dhe thyenin veturat.

Dy persona të tillë janë zënë në flagrancë në Prishtinë, duke thyer vetura dhe vjedhur gjëra më pas, shkruan Reporteri.net.

Ata dy të arrestuar nuk janë shtetas të Kosovës, por një maroken dhe një palestinez. Sipas Policisë, ata u kapën teksa kryenin vjedhje.

Sic mësohet, ata dyshohet se kanë kryer vjedhje sistematike nëpër Prishtinë, sidomos gjatë këtyre muajve të fundit.

Deri tani nuk dihet se kur kanë hyrë këta persona në Kosovë dhe a kanë leje qëndrimi, mirëpo ka dyshime që ata janë larguar fshehtas nga Qendra e Mbajtjes për të huaj në Vranidoll.

E pasi u kapën, ata janë dërguar në mbajtje në një qendër tjetër, tani në stacion policor.