Policia e Kosovës sot në afërsi të një shtëpie të braktisur në fshatin Rudine të Zveçanit ka hasur në dy qese me municion të dyshuar, me sasi prej mbi 1,200 fishekësh.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se në vendngjarje kanë dalë edhe Njësia e Hetimeve dhe Forenzikës nga Mitrovica e Veriut, e cila ka bërë ekzaminim e vendit të ngjarjes, si dhe konfisikimin e municionit të dyshuar.
“Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent me urdhër të të cilit rasti i kalohet njësive përkatëse policore nga DRP Mitrovicë Veri për procedurat e mëtejme hetimore”.
“Policia e Kosovës do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në luftimin, hetimin dhe identifikimin e kryesve të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim”, thuhet në njoftim.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…