Policia meksikane raporton se ditët e fundit organizoi një bastistje në një sekt ekstremistësh hebrenj, të cilët po planifikuar të udhëtonin drejt Iranit.
Vendqëndrimi ‘Lev Tahor’ pranë Tapachula u kontrollua nga policia meksikane në bashkëpunim me një ekip nga Izraeli, ku përfshiheshin dhe agjentë të Mossadit.
Dy liderët e sektit Menachem Mendel Alter dhe Moshe Joseph Rosner u arrestuan nën akuzën e trafikut të qenieve njerëzore, ndërkohë që 19 gra dhe fëmijë janë strehuar në një qendër për emigrantët që ndodhet në Huixtla.
Një djalë 3 vjeçar u bashkua me babanë e tij, i cili kishte qenë një anëtar i sektit dhe që kërkonte kujdestarinë e fëmijës pasi ishte larguar.
“Lev Tahor” sipas autoriteteve izraelite është një kult shumë i rrezikshëm, i cili herë pas here është përballur me akuza për rrëmbim dhe abuzim seksual. Rregullat për të mbuluar femrat nga këmbët te koka e ka bërë shtypin izraelit që t’i quajë anëtarët e saj si “hebrenjtë talebanë”.
Policia meksikane së bashku me kolegët izraelitë u detyruan të ndërhynin ndaj tyre, pasi kishte të dhëna se do të transferoheshin në Iran, që ish anëtarët si babai që kërkonte të birin, të mos kishin mundësi të shpëtonin familjarët e tyre.
Më herët liderët e sektit anti-zionist kërkuan azil në Iran për të gjithë grupin dhe premtuan besnikëri ndaj liderit suprem të këtij vendi Ayatollah Ali Khamenei.
Nëntorin e kaluar rreth 70 anëtarë të “Lev Tahor”, të cilët jetonin në Guatemala u arrestuan ndërsa po kalonin ilegalisht kufirin drejt Iranit nga veriu i Irakut. Ata u kapën nga autoritetet irakiane dhe u depërtuan në Turqi.
Ministria e Jashtme izraelite bën me dije se 26 personat që u gjetën në vendqëndrimin në Meksikë do të akuzohen për trafik qeniesh njerëzore dhe abuzim seksual. Autoritetet meksikane ndërkohë iu kanë marrë pasaportat, por ata refuzojnë të kthehen në Izrael.