Advertisements
BREAKING NEWS

Policia në kërkim të ish-ambasadorit Gjergj Dedaj, nuk i ktheu tabelat dhe ID-të diplomatike

Share

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, i cili mbahet mend për refuzimin e dekretit të presidentes, Vjosa Osmani, për shkarkimin e tij, duket se ka sërish problem me punëdhënësen e tij, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali në MPJD kanë bërë të ditur se kjo ministri ka lëshuar urdhër për konfiskimin e tabelave të veturave zyrtare dhe të ID-ve diplomatike që po vazhdojnë të mbahen paautorizim nga ish-ambasadori Dedaj dhe ish-konsulli, Lindon Kqira, i cili po ashtu e pati vlerësuar si jokushtetues vendimin e Osmanit.

Këto burime konfirmojnë se tani Policia e Kosovës është vënë në kërkim të tyre, për t’ua konfiskuar targat dhe ID diplomatike të ish-diplomatëve dhe familjarëve të tyre, të cilët vazhdojnë t’i shfrytëzojnë pa autorizim, përkundër përfundimin të mandatit.

Siç mëson Sinjali, Dedaj dhe Kqira mbajnë pa autorizim tagrat diplomatike të lëshuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht, Dedaj ende nuk i ka kthyer targat diplomatike NMK 50-CD-001, të cilat janë të vendosura në veturën e tij të tipit Mercedez Benz E.

Ndërkaq, targat diplomatike NMK 50 -CD – 005, po vazhdojnë të shfrytëzohen pa autorizim nga Kqira në veturën e tij, të tipit VW Passat, carvan.

Policia e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut tashmë kanë shpërndarë urdhrin për konfiskimin e ID-të diplomatike që nuk janë dorëzuar ende Dedaj e Kqira dhe familjarët e tyre.

Sinjali mëson se urdhri për konfiskimin e targave dhe ID-ve diplomatike tashmë është vënë edhe në pikat kufitare dhe sapo të realizohet, këto dokumente nga kjo ministri do t’u kthehen autoriteteve maqedonase.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Mustafa: Ministrat që janë zgjedhur deputetë janë në shkelje të Kushtetutës, lënda të procedohet në Kushtetuese

Ish-kryeministri ka vlerësuar se ministrat që janë zgjedhur deputet dhe nuk kanë dhënë dorëheqje janë…

2 orë ago

Rubio: Do të tërhiqemi nga marrëveshja e paqes Rusi-U

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të tërhiqet brenda ditësh nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një…

4 orë ago

Sali Berishën e veshin me jelek popullor dhe plis në Krujë

Kreun e PD-së, Sali Berisha, te pazari në Krujë, artizanët i kanë dhuruar dhe veshur…

4 orë ago

SHBA kryen një nga sulmet më vdekjeprurëse kundër Houthi, raportohet për të paktën 20 viktima

Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar një port kyç të karburanteve në Jemen, që ishte…

5 orë ago

Peshku “alien” po pushton detin Adriatik, studiuesit japin alarmin: Është vdekjeprurës

Një kërcënim i ri po përhapet me shpejtësi në ujërat e Mesdheut: peshku “Lagocephalus sceleratus”,…

6 orë ago

Zbulimi që ndryshon gjithçka! Marsi ka qenë i banueshëm, shkencëtarët tregojnë provat

Një zbulim i jashtëzakonshëm shkencor ka konfirmuar se Marsi dikur ka qenë një planet i…

7 orë ago