Advertisements
BREAKING NEWS

Policia në kërkim të ish-ambasadorit Gjergj Dedaj, nuk i ktheu tabelat dhe ID-të diplomatike

Share

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, i cili mbahet mend për refuzimin e dekretit të presidentes, Vjosa Osmani, për shkarkimin e tij, duket se ka sërish problem me punëdhënësen e tij, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali në MPJD kanë bërë të ditur se kjo ministri ka lëshuar urdhër për konfiskimin e tabelave të veturave zyrtare dhe të ID-ve diplomatike që po vazhdojnë të mbahen paautorizim nga ish-ambasadori Dedaj dhe ish-konsulli, Lindon Kqira, i cili po ashtu e pati vlerësuar si jokushtetues vendimin e Osmanit.

Këto burime konfirmojnë se tani Policia e Kosovës është vënë në kërkim të tyre, për t’ua konfiskuar targat dhe ID diplomatike të ish-diplomatëve dhe familjarëve të tyre, të cilët vazhdojnë t’i shfrytëzojnë pa autorizim, përkundër përfundimin të mandatit.

Siç mëson Sinjali, Dedaj dhe Kqira mbajnë pa autorizim tagrat diplomatike të lëshuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht, Dedaj ende nuk i ka kthyer targat diplomatike NMK 50-CD-001, të cilat janë të vendosura në veturën e tij të tipit Mercedez Benz E.

Ndërkaq, targat diplomatike NMK 50 -CD – 005, po vazhdojnë të shfrytëzohen pa autorizim nga Kqira në veturën e tij, të tipit VW Passat, carvan.

Policia e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut tashmë kanë shpërndarë urdhrin për konfiskimin e ID-të diplomatike që nuk janë dorëzuar ende Dedaj e Kqira dhe familjarët e tyre.

Sinjali mëson se urdhri për konfiskimin e targave dhe ID-ve diplomatike tashmë është vënë edhe në pikat kufitare dhe sapo të realizohet, këto dokumente nga kjo ministri do t’u kthehen autoriteteve maqedonase.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Rusia humbi 1,180 ushtarë, 14 tanke dhe tre sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë në një ditë

Vendi agresor Rusia humbi rreth 1180 ushtarë në ditë në luftën në Ukrainë. Humbjet totale…

3 orë ago

Shkëlqim Devolli i përgjigjet Gërvallës: S’do të ndalem para insinuatave të politikës, jam qytetar krenar i Pejës së Republikës së Kosovës

Afaristi Shkëlqim Devolli i është përgjigjur ministres në detyrë Donika Gërvalla, e cila i ka…

3 orë ago

Kurti dështon t’i sigurojë 61 vota për Albulena Haxhiun Kryeparlamentare, katër vota minus

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dështuar t’i sigurojë 61 vota për Albulena Haxhiun…

6 orë ago

Frikë në radhët e forcave ruse – momenti kur ushtarët arratisen në Krasnodar

Mbrëmë në qytetin Krasnodar të Rusisë, një situatë kaotike dhe dramatike shpërtheu brenda një njësie…

7 orë ago

Turistët turq marrin zvarrë me makinë rojën e parkingut në Krujë, donin të iknin pa paguar

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në qytetin e Krujës, ku disa…

7 orë ago

Kadrijaj pasi doli nga takimi me kryesuesin Dehari: Do të formohet komision i ri për verifikim të mandateve

Time Kadrijaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se sot do të formohet…

8 orë ago