Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në Skenderaj me qëllim të parandalimit të dukurisë së lëmoshë-kërkimit.
Kësisoj, PK-ja ka identifikuar 8 persona, shtetas të Kosovës dhe të huaj që ushtronin këtë dukuri nëpër rrugë të Skenderaj.
Ndaj tyre është shqiptuar nga një fletëparaqitje, ka njoftuar PK.
“Ndaj personave që janë hasë duke kërkuar lëmoshë janë ndërmarrë veprime duke iu shqiptuar fletëparaqitje sipas dispozitave të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike. Ndërsa me personat shtetas të huaj me procedura të mëtejme ka vazhduar sektori për migracion në kuadër të Policisë Kufitare”, thuhet në njoftim.