Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar person i cili plagosi mbrëmë këshilltarin e Fatmir Limajt, në Veternik, raporton Insajderi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar”,thuhet në njoftimin e policisë.
Kurse, me autorizim të gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer kontrolli-bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, ku është gjetur arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.
Po ashtu, janë gjetur edhe një karikator, një gëzhojë e kalibrit 7.65 mm e bllokuar në tytën e armës, 15 (pesëmbëdhjetë) copë fishekë të kalibrit 7.65 mm, të cilat janë konfiskuar.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit dhe i njëjti dërgohet në qendrën e mbajtjes.
Viktima është duke marrë tretman mjekësor në QKUK dhe sipas stafit mjekësor gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…