Politikani i ekstremit të djathtë i vë flakën Kuranit gjatë Ramazanit, qyteti suedez në flakë

Një politikan suedez ka shokuar pasditen e djeshme duke djegur publikisht Kuranin në sy të popullit.

Veprimi nuk la pa shkaktuar trazira pasi policia kishte rrethuar dhe mbronte politikanin nga turmat e agravuara. Për pasojë tre policë mbetën të plagosur nga përleshjet.

Pamjet nga vendi i ngjarjes në qytetin e Linkoping në bregun lindor të Suedisë tregonin një makinë që digjej teksa dhjetëra njerëz të maskuar sulmuan makinat e policisë.

“Gjendja ka qenë e agravuar dhe ka pasur sulme kundër policisë në vendngjarje,” tha zëdhënësi i policisë Asa Willsund, duke shtuar se gjërat ishin qetësuar pasi policia ishte tërhequr.

Dy nga oficerët kishin lëndime të lehta, por gjendja e të tretit nuk dihet, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se dy persona janë arrestuar.

Trazirat nisën përpara një demonstrate të planifikuar nga politikani danez anti-musliman Rasmus Paludan dhe partia e tij Stram Kurs (Linja e ashpër) që kishte për qëllim të përfshinte djegien e librit të shenjtë mysliman, Kuranit.