Një ligjvënës në rajonin rus të Samaras, i cili u tall me fjalimin vjetor të presidentit Vladimir Putin drejtuar ligjvënësve, thotë se ai është thirrur në polici.
Fotoja e Mikhail Abdalkin që e tregon atë duke dëgjuar fjalimin e Putinit më 21 shkurt me shpageti në veshë u bë virale në internet.
Dhe shprehja “të varësh shpageti në veshët e dikujt” në gjuhën ruse të folur do të thotë “të gënjesh dikë”, shkruajnë mediat e huaja.
Abdalkin, i cili është anëtar i Partisë Komuniste, u urdhërua të shkonte për t’u marrë në pyetje në polici më 1 mars.
Një ditë më parë, parlamenti rajonal i Samara dënoi postimin e Abdalkin, duke e quajtur atë “të palejueshëm”.