POLITIKE

Politikani serb legjitimon provokimet e dy ushtarëve nga Mali i Zi në Kosovë

Kreu i Partisë Demokratike në Mal të Zi, Milan Knezheviq, ka shfaqur edhe njëherë pikëpamjet e tij nacionaliste karshi shtetit të Kosovës.

Gjatë seancës së djeshme parlamentare tha se qëndrimet e tij për Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë nuk kanë ndryshuar.

Ai këto komente i bëri kur në seancë u fol për dy ushtarët malazezë  Rajko Krivokapiq dhe Dragutin Lalatoviq, të cilët u arrestuan në Kosovë.

Krivokapiq, 34 vjeç  dhe Jovanoviq 24 vjeç u arrestuan në Kosovë për shkak se targat e automjetit me të cilin kishin shkuar në Manastirin e Deçanit më 24 nëntor mbanin mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Bashkë me ta u arrestua edhe Dragutin Llallatoviq, 24 vjeç, të tre nga Nikshiqi.

Knezheviq u mundua që në këtë seancë, veprimin e dy ushtarëve ta zbeh dhe njëkohësisht edhe ai vet u pajtua me idenë e ‘botës serbe’ se Kosova është Serbi.

“Kur autoritetet e Prishtinës zbatojnë masa kufizuese ndaj ushtarëve të burgosur pafajësisht, nënkuptojnë reagimin tuaj, sepse këta njerëz janë në burg vetëm sepse e konsiderojnë Kosovën si zemra e Serbisë”, tha Knezheviq.

E përveç kësaj ai ka pretenduar se ushtarët nuk do të gjykohen drejt dhe e ka arsyetuar ardhjen e tyre në Kosovë, pa marrë leje paraprake.

“Nuk besoj se do të ketë një gjykim të drejtë. Gjithashtu, nuk kemi nevojë për leje për të shkuar në Kosovë”, tha ai.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

10 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago