Qeveria polake ka konfirmuar se ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, duke shtuar se kjo “ka rritur gatishmërinë e njësive ushtarake”.
Zëdhënësi i qeverisë polake tha se vendi i tij po “verifikon të gjitha, për të përcaktuar nëse duhet aktivizuar Neni 4 i NATO-s”.
Në anën tjetër, Polonia nuk ka konfirmuar burimin e këtij shpërthimi, nga i cili humbën jetën dy qytetarë polakë.
E Rusia ka mohuar të jetë e përfshirë në këtë që po cilësohet si sulm me raketa mbi territorin e Ukrainës, vendit anëtar të NATO-s.
Ndryshe zyrtar të inteligjencës amerikane pretendonin se raketat që kanë rënë në Poloni ishte raketa ruse.
Pentagoni ka konfirmuar se nuk ka informacione që mbështesin raportimet e mediave për rënie të bombave ruse në Poloni.