POLITIKE

Pompeo: Ju tregoj një kërcënim më të madh se Putini

Rusia ka një program të fuqishëm bërthamor dhe një ekonomi të varur nga një industri, ndërsa ekonomia globale varet nga Kina, thotë ish-sekretari amerikan i Shtetit.

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se beson se presidenti kinez Xi Jinping është një kërcënim më i madh për botën sesa presidenti rus Vladimir Putin.

Në një intervistë për Sky Neës, ai tha se presidenti kinez ka në plan të sundojë botën dhe shtoi: “Ai dëshiron të të zotërojë ty”.

“(Xi) planifikon të zbatojë synimet hegjemoniste në mbarë botën me vizionin e tij marksist-leninist dhe të vendosë dominimin ekonomik dhe politik kinez në çdo pjesë të botës,” tha Pompeo.

“Ky është qëllimi i tij i lig. Kemi obligim ndaj gjeneratës së ardhshme ta kundërshtojmë”, tha ai.

I pyetur nëse presidenti kinez është më i rrezikshëm se homologu i tij rus, Pompeo u përgjigj: “Absolutisht”.

“Vladimir Putin ka një program bërthamor shumë të fuqishëm dhe një ekonomi që varet nga një industri. Nëse do të prodhonim energji në Amerikë, ajo industri do të ishte shumë më pak e vlefshme për të,” tha ai.

Lufta në Ukrainë filloi në vitin 2014

“Xi Jinping është një krijesë tjetër. Ekonomia globale varet prej saj. Ka 1.4 miliardë njerëz dhe një ekonomi konkurruese në përmasa me atë të SHBA-së, një program hapësinor, ushtarak dhe kibernetik shumë të aftë”, theksoi Pompeo, duke vlerësuar se këto janë “aftësi”, si dhe se “tani është i qartë qëllimi i tij”.

Ai deklaroi se ndërsa Putin beson në një “Rusi të madhe”, ai “nuk ka iluzione për aftësinë e tij për të dominuar botën”, ndërsa Xi Jinping beson.

“Këto janë dy rreziqe thelbësisht të ndryshme për mënyrën tonë të jetesës në Evropë, SHBA, Azi, Lindjen e Mesme, kudo…”

Ai tha se gjatë takimit me Putinin “i pa në sy” dhe “pa të keqen”.

Pompeo kritikoi paraardhësit e ish-presidentit Donald Trump dhe akuzoi presidentin aktual Joe Biden se ishte i dobët dhe “po lejonte të ndodhte lufta”.

“Çfarë ka ndryshuar në dekadën e fundit? Në vitin 2014, Presidenti Barack Obama e lejoi Putinin të pushtonte Krimenë – një të pestën e Ukrainës. Gjithmonë mendojmë se kjo luftë ka nisur më 24 shkurt, por në fakt ka nisur në vitin 2014”, theksoi politikani amerikan.

Ai hodhi poshtë pretendimet se Biden po vepronte si lider në emër të Perëndimit në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, duke kritikuar mënyrën se si vendet perëndimore i janë përgjigjur luftës.

Perëndimi është i ngadalshëm, i vonuar dhe i frikësuar nga përshkallëzimi

“Perëndimi është i ngadalshëm, i vonuar dhe i frikësuar nga përshkallëzimi, dhe ky është një gabim. Dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë çmos për ta rregulluar atë sot”, tha ish-bashkëpunëtori i Trump.

I pyetur se si do të dukej një zgjidhje diplomatike e luftës në negociata, ai tha se SHBA dhe Evropa duhet t’i ofrojnë popullit ukrainas mjetet për të luftuar dhe mbrojtur sovranitetin e tyre.

“Kjo do ta vendoste Presidentin Volodymyr Zelenskyi dhe popullin ukrainas në një pozitë më të fortë, ndërsa Putini do të negocionte nga një pozicion dobësie përpara se të kalonte një rezolutë përfundimtare për zgjidhjen e konfliktit”, përfundoi Pompeo.

Mike Pompeo ishte Sekretar i Shtetit midis 2018 dhe 2021, gjatë mandatit të Donald Trump.

Ai ishte oficer në Ushtrinë Amerikane dhe Drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) nga janari 2017 deri në prill 2018.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

31 minuta ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

14 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

20 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

22 orë ago