Rusia ka pësuar një tjetër poshtërim në fushëbetejë pasi Ukraina pengoi një tentativë të ushtrisë pushtuese për të kaluar lumin në Donbas.
Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, forcat e Kievit kanë shkatërruar më shumë se 73 mjete luftarake të trupave të Vladimir Putiniti. Imazhet satelitore tregojnë shkallën e dështimit me mbetjet e dy urave lundruese në lumin Donetsk dhe në të dyja anët tanke dhe mjete luftarake të braktisura e djegura plotësisht.
Duket se komandantët rusë po tentonin të rrethonin dy qytete aty pranë, por kurthi kundër tyre u shndërrua në një masakër kur ushtria ukrainase zbuloi planet që kishin. Një person me emrin Maxim, që pretendon se është inxhinier i forcave të Kievit, thotë se mëngjesin e 8 majit ushtria ruse dogji fushat përreth dhe hodhi granata tymi për të bllokuar pamjen, por ata u goditën me artileri të rëndë duke pësuar humbje të mëdha.