BOTA

Prej 22 ditësh në karantinë strikte, qytetarët e Shangait i rebelohen autoriteteve

Ndërkohë që lufta në Ukrainë ka vënë disi në plan të dytë emergjencën e pandemisë në Europë, edhe për shkak të zgjerimit të vaksinimit dhe të bilancit të viktimave në rënie, situata paraqitet krejt ndryshe në Kinë.

Shifrat janë rritje, veçanërisht në qytetet më të mëdha. Më e goditura prej tyre është Shangai, kryeqyteti ekonomik i vendit , që regjistroi 23600 raste ditën e djeshme, shifra më e lartë nga muaji shkurt i vitit 2020, kur bota filloi të njohë termin Covid-19.

Banorët e Shangait, rreth 26 milionë po përballen me 22 ditë karantinimi të rreptë. Por në qoftë se karantinimi i vitit 2020 u pranua nga popullsia edhe në masat më ekstreme, sot ata po fillojnë të tregojnë gjithë kundërshtimin e tyre.

Mediat sociale, edhe pse pjesërisht të censuruara, tregojnë dyqanet e boshatisura dhe të sulmuara nga qytetarë të thjeshtë, ndërkohë që sulme dhe shkatërrime sinjalizohen edhe për barrierat që pengojnë qarkullimin në zona të caktuara të qytetit.

Sipas burimeve, sasia e ushqimit në dyqane po ulet dita-ditës, furnizimet po shtyhen, duke shtuar ankthin e popullsisë.

Sikur kjo të mos mjaftonte,  dramatike duket situata për qindra fëmijë që janë infektuar. Në veçanti, ato poshtë 7-vjeçëve, janë marrë me forcë nga autoritetet shëndetësore, duke qëndruar në disa qendra ku kushtet thuhet se janë të tmerrshme, ku mungon ushqimi dhe uji i ngrohtë, ndër të tjerat.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

6 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

7 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

7 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

11 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

12 orë ago