POLITIKE

Preket edhe Shqipëria, Trump rrit tarifat ndëshkuese për mbarë botën në 15 për qind

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar rritjen e menjëhershme të tarifave doganore globale për importet nga 10 në 15 për qind. Kjo erdhi pas një vendimi të Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara që hodhi poshtë tarifat e tij të mëhershme, vendim të cilin ai e ka quajtur “anti-amerikan”.

Trump deklaroi se në muajt e ardhshëm administrata e tij do të përcaktojë tarifa të reja “brenda kufijve ligjorë”, duke theksuar se shumë vende kanë përfituar prej dekadash nga tregtia me SHBA-në. Kjo mund të prekë dhe Shqipërinë, njësoj si herën e parë të valës së tarifave ndëshkuese kur morëm 10% tarifë.

Në një vendim 6-3, gjyqtarët në gjykatën më të lartë të SHBA-së zbuluan se presidenti kishte tejkaluar kompetencat e tij kur prezantoi tarifa globale gjithëpërfshirëse vitin e kaluar duke përdorur një ligj të vitit 1977 të njohur si Akti Ndërkombëtar i Fuqive Ekonomike të Emergjencës.

SHBA-të kanë mbledhur tashmë të paktën 130 miliardë dollarë në tarifa duke përdorur këtë mekanizëm, sipas të dhënave më të fundit qeveritare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago