POLITIKE

Presidenca kroate: Presidenti Milanoviq u sqarua dje për Kosovën, tabloidet serbe të mos entuziazmohen

Paralelja me Krimenë e presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq dhe deklarata se perëndimi e “ka grabitur Kosovën nga Serbia” ka nxitur reagime të shumta.

Kryeministri kroat Andrej Plenkovic ka thënë se deklarata e Milanoviq s’përfaqëson politikën e Kroacisë në raport me Kosovën.

Ndërkohë ish-kryediplomati, Enver Hoxhaj ka thënë se deklarimi i Milanoviq ngjan më shumë me qëndrim të Akademisë serbe sesa të një presidenti që drejton një shtet mik të Kosovës.

Lidhur me gjithë këtë situatë për median kanë nga Presidenca e Kroacisë. Zëdhënësi Nikola Jelic ka thënë se presidenti Zoran Milanoviq të mërkurën e ka dhënë sqarimin për deklaratën e tij rreth Kosovës.

“Dje, presidenti Milanoviq e sqaroi deklaratën e tij të më hershme dhe tha se :Kosova është njohur, Kroacia ka qenë ndër të parat që e ka njohur atë dhe unë shfrytëzoj çdo mundësi që kam për të bindur burrështetasit evropian dhe latino-amerikan që ta njohin Kosovën, nëse nuk e kanë bërë një gjë të tillë ende. Nuk mendoj se duhet ta sigurojë askënd për lidhjen dhe dashurinë tim ndaj shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë Jelic.

Tutje Jelic ka bashkëngjitur edhe një pjesë tjetër të sqarimit të presidentit kroat ku thotë se situata në Ukrainë do të shënoj edhe fundin e romancës në mes të Serbisë dhe Rusisë meqë Moskës do t’i duhet ta njohë Kosovën herët apo vonë apo të “pretendojë” se e njeh për të legalizuar atë çfarë po bën në Ukrainë.

 “Serbisë do t’i duhet ta njohë Kosovën në një mënyrë” dhe ka shpjeguar se “në mënyrë që Serbia të ecë drejt perëndimit, ku është e mirëseardhur, disa gjëra duhet të ndryshojnë. Situata në Ukrainë është fillimi dhe fundi i romancës Serbi-Rusi ku Serbia do ta marrë vesh që është një dashnore e tradhtuar. Serbia dhe Kosova e shqetësojnë Rusinë. Rusisë do t’i duhet ta njohë Kosovën herët po vonë apo të pretendojë se e njeh me qëllim të legalizimit të asaj çfarë po bën në Ukrainë. Dhe ku është Serbi anë këtë? Ata duhet ta dinë që po e shqetësojnë Rusinë dhe që s’ka dashuri aty, por ekskluzivisht vetëm një raport interesash, ku ata i kanë shërbyer Rusisë në një periudhë derisa ajo implementoi disa planë të saj kundër ligjit ndërkombëtar”, thuhet në citatin që ka bashkëngjitur Jelic.

Jelic ka thënë se dje Milanoviq ka përmbyllur qëndrimin e tij për këtë çështje duke iu kërkuar tabloideve serbe që të mos entuziazmohen.

Të mërkurën ka folur edhe ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq duke thënë se Kosova ka qenë pjesë përbërëse e Jugosllavisë dhe ka pasur të drejtën e saj për pavarësi sikur të gjitha republikat dhe krahinat tjera.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

1 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

6 orë ago