POLITIKE

Presidenti i ri i Kroacisë para një jave e quajti ‘kapadai lufte’ Vucicin: Nuk do bashkëpunim me të

Presidenti i ri i Kroacisë, Zoran Milanovic, rreth një javë më parë në një debat televiziv e quajti homologun e tij serb, Aleksandar Vucic një ‘kapadai lufte’, duke thënë se nuk do të ketë bashkëpunim me të pa zgjidhur çështjen e të pagjeturve.

Milanovic i cili dje fitoi më shumë se 52 përqind të votave kundër Kolinda Grabar Kitarovicit, ka thënë se nuk do ta thërras asnjëherë Vucicin për të vizituar Kroacinë.

Ai ka theksuar se një gjë të tillë nuk do ta bëjë edhe kur të inagurohet për President, pasi Vucic është një ‘kapadai lufte’.

“Nuk mendoj që Serbisë duhet t’i bllokohen të gjitha rrugët për në BE. Mendoj që ky vend është shumë fatkeq pasi udhëhiqet nga kapadai i luftës, Aleksandar Vucic. Ky burrë udhëheqë në emër të bursës së Beogradit, por nuk është as shteti e as populli serb.

Sa i përket çështjes së të pagjeturve, Milanovic u deklarua se Vucic bën vetëm cirk, teksa shton se si President do të merret shumë me këtë punë.

“Mund të flas me Vucicin për të zhdukurit, por koha vazhdon. Unë do të merrem shumë me çështjen e të zhdukurve, dhe punët  tjera”, ka thënë Milanovic.

Kujtojmë se Zoran Milanovic një kohë ka shërbyer edhe si Kryeministër i Kroacisë ndërsa menjëherë pas përfundimit të detyrës, ai u nis për Shqipëri e Kosovë për të gjetur punë këtu.

Sipas mediave kroate ai ka raporte miqësore me liderë shqiptar si Edi Rama, ndërsa është parë disa herë nën shoqërinë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-Kryeministrit, Agim Çeku.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…

8 orë ago
  • BOTA

Rusia tradhtoi Iranin!

Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e Parë e Baden-Wurttembergut

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…

11 orë ago
  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

13 orë ago