Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviq.
Begaj ndodhet në një vizitë tre ditore në Kroaci me ftesë të homologut Zoran Milanoviq.
Gjatë fjalës së tij presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq, u shpreh se Kosova shtet i pavarur është një realitet tashmë, dhe që shumë shpejt do të njihet edhe nga ato pak shtete të Bashkimit Evropian.
Milanoviq shtoi më tej se Kroacia do të kontribuojë për ecurinë e Kosovës.
“Kosova është një realitet. Numri më i madh i BE dhe vendeve të NATO i kanë pranuar. Vendet që nuk e kanë pranuar po t’i pyesësh përse nuk e kanë pranuar nuk do dinë të përgjigjen.
Do bëjmë çdo gjë që mundemi dhe asnjëherë me synimin e provokimit të Serbisë, por duam t’i bindim që ky është realitet. Realiteti është i tillë që Kosova është pjesë e Evropës që në një të ardhme jo të largët do njihet nga të gjitha vendet e BE. Dhe Serbia tani po ndodhet në një pozitë politike skizofrenike.
Nga njëra anë kanë fantazi mbi raportet me Rusinë, ndërsa në anën tjetër pretendojnë të futen në Europë. Kosova është në rrugë të mirë. Në mënyrë aktive do të kontribuojmë sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ndër të tjera Presidenti i Kroacisë para mediave.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…