FOTO&VIDEO

Preu damarët flet Çepele: Nuk kam lidhje me arratisjen, isha i rënduar psikologjikisht

Arbër Çekaj, Lulzim Çepele dhe Fatmir Pjetri kanë pohuar të tre në dëshmitë e tyre se nuk e kanë bërë bashkë planin e arratisjes nga burgu “313”. Përsipër iniciativën e arratisjes nga ky institucion e ka marrë Fatmir Pjetri, i cili ka thënë se nuk ka komunikuar me asnjë nga dy të burgosurit e tjerë.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se edhe Lulzim Çepele e ka mohuar të ketë lidhje me tentativën. Ai është shprehur se damarët e dorës i ka dëmtuar rreth orës 14.00 të pasdites ndërsa dy të tjerët tentuan të arratiseshin rreth orës 15.00.

“Kam qenë në kushte të vështira psikologjike për arsye familjare,” ka thënë ai duke shtuar se përpara ca kohësh i kanë vrarë edhe nipin.

Ndërkohë, prova e vetme e fortë që kanë autoritetet për këtë rast janë pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë. Prova konkretet që Pjetri të ketë bashkëpunuar me gardianët nuk ka, por disa shkelje vërehen qartë.

Si për shembull, kur Pjetri ka dalë për të shkuar në ambientet e ajrit nuk i është kontrolluar çanta që kishte me vete. Kurse, Arbër Çekaj ka thënë se Fatmir Pjetrin e ndoqi instiktivisht, pa e ditur se ç’po bënte dhe pasi u kthjellua, ka ndaluar.

Letra e plotë

Nuk kam goditur asnjë polic. I ndikuar nga gjendja psikologjike për shkak të burgosjes së babait, kam ndjekur në mënyrë instiktive Fatmir Pjetrin kur e kam parë duke u larguar. Nuk ka qenë meritë e policisë ndalimi im, por kur jam kthjelluar se kjo nuk është zgjidhje, kam ndaluar.

Unë nuk jam kriminel dhe respektoj ligjet e shtetit, në të kundërt tani do të ishte larguar në Dubai apo ndonjë shtet tjetër. Në qoftë se do isha kriminel, do ishte duke pirë kafe në Kosta Rika.
Ka segmente të caktuara të shtetit që po punojnë kundër familjes Çekaj. Unë jam thjesht viktimë.

Plani i arratisjes ishte i Fatmir Pjetrit. Unë qenë me kafe në dorë kur e kam parë të largohet, e kam ndjekur pa e ditur se ku do të shkonte”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e Parë e Baden-Wurttembergut

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…

1 orë ago
  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shoqata e Onkologëve të Kosovës kërkon punësimin e specialistëve të rinj të onkologjisë

Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Grenell i reagon ashpër Osmanit: Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike

Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…

4 orë ago
  • BOTA

Sot, dita më intensive e luftës së SHBA-ve kundër Iranit! Teherani, raketa drejt Katarit e Emirateve

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…

6 orë ago