Bashkëjetesa me vajza të mitura është shndërruar në dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku shpesh raportohen raste kur vajzat e moshave të vogla krijojnë raporte të afërta me persona të moshave madhore.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Prizren, ku një vajzë e mitur është rrëmbyer nga partneri i saj, me të cilin ishte fejuar me pëlqimin e prindërve të saj.
Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar në Polici një e afërme e 15-vjeçares, e cila ka deklaruar se ajo ishte fejuar me aprovimin e prindërve, të cilët kishin bërë marrëveshje me të dyshuarin dhe familjen e tij që çifti të martohet kur vajza të mbush 18 vjet.
Por e gjithë ‘marrëveshja’ u prish mëngjesin e djeshëm, kur dhëndri ua mori vajzën pa i pyetur dhe u largua me të në drejtim të panjohur.
Njësitet policore kanë kërkuar çiftin në shtëpinë e familjes së të dyshuarit, por që aty kanë gjetur babain e tij, i cili ka thënë para policëve se djali i tij ia ka bërë me dije se tash e tutje do të jetojë me nusen e tij, por që nuk e di se ku.
Me vendim të prokurorit ndaj 25-vjeçarit është iniciuar rasti për veprën ‘Bashkëjetesa me personin nën 16 vjeç’