Prodhuesi i dytë më i madh rus i naftës Lukoil po bën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, kompania tha se ishte e shqetësuar nga “ngjarjet tragjike në Ukrainë” dhe mbështeti negociatat për t’i dhënë fund konfliktit.
Bordi i saj bëri thirrje për “ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të armatosur dhe mbështet plotësisht zgjidhjen e tij nëpërmjet procesit të negociatave dhe nëpërmjet mjeteve diplomatike”.
Kompania mendohet të jetë një nga firmat e para të mëdha ruse që ka folur kundër pushtimit.