Sot pedagogët kanë dalë në protestë për duke kërkuar rritjen e pagave. Pedagogu i bujësisë, Lush Susaj u shpreh se studentët e tij në Kosovë apo Mal të Zi paguhen më shumë.
Ai gjithashtu solli një rast, duke thënë se një student i tij i sjell cdo javë naftë nga Mali i Zi pasi aty është më lirë.
“Një gjë që e dimë të gjithë, nuk kemi pse të mos e themi. Ne po reagojmë për pagat më të larta, sepse ato sjellin më shumë ekonomi, përmirësojnë më shumë ekonominë.
Ka 18 vjet që nuk na indeksohen pagat dhe as na rriten. Një studenti i imi merr rrogë në Kosovë dy herë më shumë se mua. Një tjetër në Podgorice tre herë më shumë se mua. Ne me këto paga
Një student imi muator në Tuz më sjell çdo javë 10 litra naftë se e merr naftën me 1400 lekë, këtu e marrim me 2400 lekë. Imagjinoni se me çfarë mizerjesh qeverisjesh jemi në këto 20 vjet.
Unë kam qenë për rritje 100% të pagës. I bëj thirrje kryeministrit dhe ministres së arsimit të shohin këtë përparësi. Të rrisin pagën e punonjësve të universiteteve. Nuk ka arsye të kemi këto paga, krahas rritjes së pagave dhe pensioneve”, tha Susaj
Pedagogu i bëri thirrje kryeministrit dhe qeverisë që t’i heqë patronazhistët pasi po i bëjnë presion.
“I bëj thirrje kryeministrit të na ndalë patronazhistët dhe strukturat partiake mbi stafet pedagogjike që mos reagojmë. Ne po reagojmë për pagat dhe jo për partinë”
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…