Hetimet lidhur me vrasjen e 32 vjeçarit, Armin Neziri, i cili u vra pak ditë më parë në Hannover të Gjermanisë, po vazhdojnë ende.
Kështu ka deklaruar ekskluzivisht për Klankosova.tv Prokuroria në Hannover.
Sipas prokurorisë atje, i dyshuar për këtë rast është një 32 vjeçar me shtetësi të Gjermanisë dhe asaj të Serbisë.
“I akuzuari, i cili sipas njohurive lokale supozohet të jetë një 32-vjeçar me shtetësi gjermano-serbe, është në paraburgim që nga 7 qershori 2021 pasi u paraqit vullnetarisht në polici. Ne nuk mund të paragjykojmë dhe flasim më tepër lidhur me fajësinë ose pafajësinë e të dyshuarit”, thuhet më tej në përgjigjen e Prokurorisë gjermanë për Klan Kosova.
Armin Neziri u qëllua me armë zjarri në kryqëzimin e rrugës teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip “Porsche Cayenne”.
Bazuar në raportimet e para autori i ngjarjes dyshohet të jetë një shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Rinor Z., i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”.
Sipas dëshmitarëve drejtuesi i Mercedes Benz është larguar në këmbë pas të shtënave, dhe ka arritur t`i shpëtojë forcave të policisë.
Ndërkohë gazeta gjermane BILD ka raportuar se viktima dyshohet për një vrasje të kryer në vitin 2017.