LAJME

Prokuroria zbardh detaje të rënda: Çfarë i tha Alma kunatës përpara aktit tragjik

Prokuroria e Shkodrës në një komunikim për mediat ka ndarë më shumë detaje rreth tragjedisë në familjen Arrazi, ku deri më tanë janë gjetur trupat e dy fëmijëve, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe fëmijës së tretë.

Prokuroria e qytetit verior ka zbardhur të plotë itenerarin e Alma Arrazit, përpara se të ndërmerrte aktin e rëndë.

Sipas Prokurorisë, nga kamerat e sigurisë pasditen 2 majit Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët ka pirë kafe me kunatën, motrën e burrit. Bashkë me të kanë qëndruar për rreth 2 orë, dhe pasi ka dalë jashtë, e ka informuar se do ta merrte i vëllai me taksi dhe do të shkonte një javë tek shtëpia e tij që të qetësohej.

Prokuroria thotë se deri në këtë fazë janë krijuar ‘dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi Erdgys Arrazi, si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e Alma Arrazit, e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lum bashkë me tre fëmijët e mitur.

Janë administruar pamje filmike të marra nga lokali në lagjen “Iliria”, ku dallohet momenti që 39-vjeçarja  del me kunatën e saj. Më pas, duket ajo së bashku me 3 fëmijët e saj, duke vazhduar rrugën në drejtim të “Urës së Bunës”, në anën perëndimore, ndërsa kunata e saj vazhdon nga ana lindore. Dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 02 maj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

9 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

11 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

11 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

15 orë ago