LAJME

Prokurorit që prangosi Veliajn i thurin këngë dhe poezi, e dëgjon veç Lali Eri në qeli

Ditët e fundit, prokurori Ols Dado, ka qenë në qendër të vëmendjes pas prangosjes së kryebashkiakut Erion Veliaj, i dyshuar për korrupsion pasiv (kryer nëntë herë) dhe pastrim parash.

Që prej dërgimit të kryebashkiakut të Tiranës në qeli, prokurori Dado ka qenë nën agresionin dhe sulmin e Veliajt, enturazhit të tij dhe mediave pranë kryebashkiakut.

Veliaj e ka etiketuar Dadon si “pervers, lunatik, violinist i dështuar”.

Mirëpo, shumë qytetarë janë solidarizuar me prokurorin në rrjetet sociale.

Së fundmi, një poezi e faqes “Lol Albania” është kthyer nga rrjeti në këngë, dedikuar prokurorit që prangosi numrin 2 të mazhorancës.

Sonatë e Pafajësisë

Për violinën tënde dëgjuam,
Si dritë e hënës kur natën del
Gishtat e tu tingujt i zgjuan,
Dhe një pasion të vjetër, rebel.
Por tani që në zyrën tënde rri,
Tingujt e dosjeve kumbojnë,
Dhe heshtja fsheh një melodi,
Që vetëm në burg e dëgjojnë.
Kur gishtat e tu preknin telat
Kur lali Eri shiste fiq në treg,
Kur Arditi drejtonte të dielat,
Çiljeta në PD kërkonte shteg.
Kur ligjet heshtin në darkë,
Kur Durrësi bie në qetësi,
Kur mbi tel kalon një hark,
E dëgjon veç lali Eri në qeli.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

2 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

2 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

6 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

6 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

7 orë ago

“Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…

7 orë ago