Në programin e tij, propagandisti kryesor Vladimir Solovyov e krahasoi kancelarin Olaf Scholz me vrasësin masiv, Adolf Hitler. “Ai thjesht dëshiron të jetë si idhulli i tij”, tha moderatori rus. Scholz sipas tij ishte “plotësisht i çmendur”, dhe ‘pothuajse bërtiti në kamerat’.
Solovyov vazhdimisht kalonte mes gjermanishtes ruse dhe stereotipeve naziste gjatë performancës së tij. Me një “R” të rrotulluar dhe pothuajse duke bërtitur, ai imitoi Hitlerin. “Po po po”, “Tanket gjermane”, “Zoti Scholz”, “Panzer po, shumë mirë”, tha ai. Të enjten, Scholz ndoqi programin e trajnimit për ushtarët ukrainas në tankun anti-ajror Gepard në Putlos (Schlesëig-Holstein) dhe gjithashtu u ngjit në një tank kundërajror Gepard. Ndërkohë që autoritetet gjermane janë shprehur të gatshëm që të dërgojnë 30 tanke në Ukrainë.
olovyov i shfrytëzoi imazhet, i vendosi pranë njëri-tjetrit në një kontekst të drejtpërdrejtë. (Majtas: Adolf Hitler, djathtas: Olaf Scholz). Sipas Bild ky është pretendimi i pabesueshëm: Ndërkohë, Vladimir Solovyov tha se; “Scholz u ngjit në tank për të imituar Hitlerin, idhullin e tij me mustaqe për të festuar “modelin e tij.
Më pas moderatori duke iu drejtuar Gjermanisë, tha: “Jam kurioz: A e konsiderojnë tani gjermanët Ukrainën si Komisariatin e Rajhut Lindor?”.
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…
Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…