Kushdo që shkel ligjin mbi ndalimin e mbulimit të fytyrës në vende publike mund të presë një gjobë deri në 1000 CHF, transmeton albinfo.ch. Kjo parashikohet në propozimin legjislativ të paraqitur së fundi nga Këshilli Federal.
Megjithatë, ligji parashikon edhe përjashtime: për shembull, fytyra mund të mbulohet në kisha, objekte tjera fetare dhe vende të të shenjta, shkruan srf.ch.
Mbulimi i fytyrës lejohet gjithashtu për arsye të shëndetit, kushteve klimatike dhe zakoneve lokale, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe grumbullimit – për shembull në mitingje.
Në mars të vitit 2021, populli dhe kantonet patën pranuar me shumicë votash iniciativën popullore për ndalimin e mbulimit të fytyrës, përcjell albinfo.ch. Ndërsa disa kantone, si ai i Tiçinos dhe i St. Gallenit patën bërë këtë ndalim me ligj në territoret e tyre edhe para se të mbahej referendumi në nivel vendi.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…