Prorusi komunist çek dështon me protestën kundër Kosovës në Pragë

E ashtuquajtura organizata “Miqtë e serbëve në Kosovë”, pardje dështoi me një protestë në qendër të Pragës, duke deklaruar se Kosova është “pjesë integrale” e Serbisë. Në këtë tubim nuk kishte më shumë se 16 veta. Protesta u organizua nga ish-komunisti prorus, Jaroslav Foldyna, i cili më parë ishte shfaqur si mbështetës i klubit të motoristëve “Ujqit e Natës” dhe vetë Vladimir Putinit.

Protesta, zakonisht mbahet në ditët e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Pragë dhe në disa qytete të tjera evropiane, kurse organizatorët janë një rrjet i të djathtës ekstreme të cilët janë të sponsorizuar nga Rusia.

Organizatori i protestës së Pragës është anëtar i Partisë Social Demokratike të Çekisë dhe ka qenë njëri ndër përkrahësit kryesorë të aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Sipas mediave çeke, Foldyna ka prejardhje serbe. Për më keq, në Çeki konsiderohet si zëri i Putinit, ka shkruar lidovky.cz.

Njëjtë si në Paris, para një muaji, në protestën e organizuar nga shoqata serbo-ruse “Kolektivi për paqe në Kosovë”, ku nuk ishin mbledhur as 30 persona.

Organizimi i protestave nëpër vende të ndryshme të Evropës ka për organizator Kremlinin zyrtar.

Protestat e të ashtuquajturve “Jelekët e verdhë”, në Paris dy vitet e kaluara ishin të organizuara nga Rusia. Në udhëheqje të tyre ishte Victor Lenta, luftëtar prorus në Ukrainë.