Protestat në Serbi po shoqërohen me dhunë nga Policia dhe simpatizantët e SNS-së

Në Serbi janë duke vazhduar protestat të cilat ishin thirrur për të shtunën e katër dhjetorit me fillim nga ora 14:00 deri në ora 16:00.

https://www.youtube.com/watch?v=_yCg871djqE&ab_channel=FMImagesAlbania

Protestat të cilat po zhvillohen aktualisht dhe paralelisht në shumë qytete serbe janë mbështetur edhe nga partitë opozitare serbe si shenjë e pakënaqësive për miratimin e referendumit për ndryshime kushtetuese dhe dëmet ekologjike dhe shpronësime.

Sipas raportimeve, të mediumeve të lira serbe, ka edhe të lënduar në protesta.

Gjithashtu, nëpër rrjetet sociale janë shfaqur pamje të të lënduarve.

Miroslav Aleksiç nga Partia Popullore ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se nënkoloneli në pension Zoran Kardasheviç është sulmuar në Stara Pazova “nga partia e progresistëve që donin të çanin bllokadën”.

Predrag Vukoviç Çune, anëtar i SNS-së i punësuar në administratën komunale, e ka sulmuar fizikisht Kardasheviçin, pohon Aleksiç.

Mediat pro pushtetit, janë duke e fshehur dhunën e policisë ndaj protestuesve paqësorë të cilët përveç policisë po provokohen dhe slmohen edhe nga simpatizantët dhe anëtarët e SNS-së.

Në një faqe në rrjetin social Facebook “Shko-Ndrysho” në orët e para të mengjesit është publikuar harta e lokacioneve të protestave në tërë Serbinë me mbishkrimin “Shihemi djema! Na priftë e mbara!”