Me mijëra serbë kanë zhvilluar një protestë madhështore këtë të enjte në Novi Sad të Serbisë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur javën e kaluar kur humbën jetën 14 persona pasi u shemb tarraca e stacionit të trenit.
Protesta nisi e qetë, por më pas situata ndryshoi shpejtë dhe protestuesit iu drejtuan godinës së bashkisë, ku qëlluan me gurë duke i thyer xhamat.
Trenutno u Novom Sadu. Kod Železničke stanice se okupio veliki broj ljudi.
Sve informacije pratite na https://t.co/KjJjhBmJzQ. pic.twitter.com/hb6WT6UBGW
— Radio 021 (@Radio021) November 5, 2024
Mediat serbe shkruajnë se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e deputetëve për ngjarjen e rëndë.
Theksojmë se ministri i Ndërtimit në Qeverinë e Serbisë, Goran Vesiq, sot në mëngjes ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen të cilën e ka bërë të ditur në konferencën e mbrëmshme për media.
Haos u Novom Sadu. Mladića sa kapuljačama, noseći maske i imajući palice u rukama, razbili su prozore na Gradskoj kući pic.twitter.com/PTG50UMzPJ
— Radio 021 (@Radio021) November 5, 2024
Ndërkohë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq prej zyrës së tij ka reaguar duke pohuar se protestuesit kanë “të drejtë të sillen si të pamoralshëm në vendin tonë, është e lejuar. Ju keni të drejtë të jeni të pamoralshëm, por nuk keni të drejtë të rrezikoni të tjerët. Mesazhi im është që policia po tregohet shumë e përmbajtur, por mos mendoni se dhuna është e lejuar. Të gjithë ata që kanë marrë pjesë do të ndëshkohen dhe do të ndiqen nga shteti”, tha Vuçiç.
Haotično u Novom Sadu pic.twitter.com/yrfzYC7zDA
— Radio 021 (@Radio021) November 5, 2024
Ndërkohë, policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës dhe në fund të protestës arrestoi me dhjetëra persona.