Në qendër të pjesës veriore të Mitrovicës është zhvilluar një protestë ku është kërkuar lirimi i të ndaluarit Sllagjan Trajkoviq.
Protesta u organizua nga gruaja e Sllagjan Trajkoviqit me familjen, miqtë dhe fqinjët e saj, shkruan rts.rs.
Avokati i Trajkoviqit, Dejan Vasiq, ka thënë se klienti i tij është me diabet dhe se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar në paraburgim për shkak të trajtimit joadekuat.
Prokuroria Speciale dje ka dorëzuar kërkesën për vazhdimin e paraburgimit të Sllagjanit, për të cilën do të vendosë Gjykata Themelore në Prishtinë deri më 15 janar.
Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sllagjan Trajkoviq, u arrestua më 16 dhjetor të vitit të kaluar dhe u akuzua për krime lufte.