Kryemyftiu i Donetskut, Sheikh Said Ismagilov, kërkon që luftimeve në Ukrainë t’u jepet fund menjëherë pasi po vriten njerëz të pafajshëm çdo ditë.
Në një deklaratë drejtuar myslimanëve në Rusi që janë ushtarë të Putin, ai i kërkon “llogari” atyre: “Pse erdhët të na vrisni?”
Sheikh Said Ismagilov shprehet në deklaratë se Ukrainë nuk ka nevojë për “shpëtim”, sipas arsyetimit të Putin për agresionin rus.
Ndërkohë, ai u kërkoi myslimanëve në mbarë botën që të mbështesin luftën e Ukrainës për mbijetesë.