POLITIKE

Pse po frikësohen Vuçiqi dhe Kisha Ortodokse Serbe nga Albin Kurti?

Albin Kurti e ka trazuar Serbinë, me dy letra që i shkroi javën e fundit.

Me gjasë, këto veprime të tij bënë që Aleksandar Vuçiq të thërrasë në një takim urgjent krerët e Kishës Ortodokse.

Kjo mbledhi e tij me patrikun Porfirije dhe peshkopët e KOS-it u bë sot në Beograd, raportojnë mediet e këtushme, e përcjellë Klankosova.tv.

Në takimin, që u shoqërua me drekë në Presidencën e Serbisë, u ftua edhe lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, një veprim ky deridiku i pazakonshëm për këto ngjarje. Ky dhe Vuçiq u panë duke puthur duart e liderëve fetarë të Kishës Ortodokse.

Zyra e numrit një të Serbisë ka konfirmuar se në këtë takim u fol për çështjet më të rëndësishme për serbët e Kosovës, situatën në siç u tha “Kosovë e Metohi” dhe për tema tjera.

Takimi ndodh një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dërgoi një ftesë priftit kryesor të Manastirit të Deçanit, atit Sava, të cilit ia bëri me dije se është i gatshëm ta vizitojë në këtë tempull fetar dhe të bisedojë me të në lidhje me këtë dhe objektet e tjera të trashëgimisë kulturore e fetare në Kosovë.

Javën e kaluar, Kurti u shkroi 52 presidentëve e kryeministrave të shteteve më të forta të botës, për t’iu thënë se shteti i Kosovës dhe shoqëruar këtu është e gatshme ta mbrojë “me dashuri dhe dedikim” të gjitha faltoret dhe objektet e trashëgimisë.

“Ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur trashëgiminë tonë kulturore, e cila është universale dhe i përket gjithë njerëzimit. Ajo i përket gjeneratave që ishin, atyre që janë dhe atyre që do të jenë”, thuhet mes tjerash në këtë letër, që e publikoi Klan Kosova, të martën.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për dialog të ndershëm e sistematik me gjithë përfaqësuesit e komuniteteve pakicë, specifikisht me ata që janë serbë, përfshirë klerin e Kishës Ortodokse serbe në Kosovë”.

Ky dokument i ishte dërguar edhe kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, e cila në reagimin e saj ka thënë se “është tmerruar” me letrën e Kurtit, të cilën e quajti “maja e hipokrizisë dhe cinizmit”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

10 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

11 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

15 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

16 orë ago