BOTA

Pse rusët kanë probleme kaq të mëdha me “bayraktarët” turq

Arma ndër kryesore të Ukrainës në luftimet e deritashme me agresorin rus, është droni turk “Bayraktar TB2”.

Në internet po qarkullojnë pamjet e qindra tankeve dhe mjeteve të blinduara ruse të shkatërruara dhe ky dron pa pilot është përgjegjës për shkatërrimin e shumicës së tyre.

Këta dronë prodhohen nga Baykar Technology, shefi i teknologjisë i së cilës është Selçuk Bayraktar, dhëndri i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Po pse rusët kanë probleme kaq të mëdha me këta avionë, duke qenë se shumë ekspertë ushtarakë në prag të luftës pohuan se do të rrëzonin lehtësisht 20 dronë, aq sa mendohet se posedon Ukraina.

“Është mjaft e mahnitshme të shikosh të gjitha ato video në të cilat Bayraktarët me sa duket shkatërrojnë sistemet ruse të raketave tokë-ajër që sapo janë krijuar për t’u marrë me avionë të tillë”, tha eksperti i teknologjisë, David Hambling, nga Londra.

Ajo që i ngatërron më shumë analistët ushtarakë është se Bayraktarët duhet të jenë objektiva të lehta për ushtrinë ruse. Ata janë të ngadaltë krahasuar me aeroplanët luftarakë dhe mund të shkatërrohen ose çaktivizohen lehtësisht nga sulmi elektromagnetik.

“Bëhet fjalë për një aeroplan si të Luftës së Parë Botërore, sa i përket performancës. Ka një motor me 110 kuaj fuqi. Nuk është i ‘padukshëm’. Nuk është supersonik. Është një pëllumb balte, një objektiv vërtetë i lehtë”, shtoi Hambling.

Nëse asgjë tjetër, rusët duhet të jenë në gjendje të rrëzojnë dronët me avionë luftarakë, tha Hambling.

Sa i përket ndërhyrjes elektronike, një nga misteret e pushtimit të Ukrainës është arsyeja pse rusët nuk e përdornin më atë që ekspertët besojnë se është aftësia e tyre e avancuar për të zhvilluar këtë luftë.

Është e paqartë se sa dronë Bayraktar janë rrëzuar deri më tash në Ukrainë, por disa janë ende efektivë, thanë zyrtarët amerikanë, shkruan NBC-ja.

“Është e gjitha një mister i madh. Ndoshta është paaftësi e pabesueshme e ushtarëve rusë. Dhe ndoshta ukrainasit kanë zbuluar disa taktika sekrete se si të përdorin këta avionë”, tha Hambling.

Në fakt, dronët turq janë treguar “vrastar” edhe në luftën e shkurtër për Nagorno Karabakhun mes Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe në Siri, ku forcat turke kanë sulmuar ato kurde.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

6 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

7 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

7 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

11 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

12 orë ago